Shfletuesi i ri i Opera integron inteligjencën artificiale kudo

Quhet Opera One dhe vjen me një pamje më të pastër me shumë hapësirë për funksionalitete AI në panelin anësor dhe fushën e adresës.

Opera lançoi një version eksperimental të shfletuesit plotësisht të ridizajnuar ndërsa planifikon ta lançojë për të gjitha platformat drejt fundit të vitit.

Quhet Opera One dhe vjen me një pamje më të pastër me shumë hapësirë për funksionalitete AI në panelin anësor dhe fushën e adresës.

Opera tha se ka implementuar një kompozues të ri “multithreaded” dhe principe dizajni modular për shfletuesit duke sjellë funksionalitete të reja përfshirë një që e quan “tab islands.”

Shfletuesi ka fuqinë që automatikisht të grupojë uebsajtet që njerëzit hapin sipas përmbajtjes. Gjithashtu do të hapë të gjitha faqet me menu ose informacione restoranti në një “ishull” të vetëm dhe të gjitha tabet me Google Docs në një tjetër më vete.

Ideja është që përdoruesit të mos ngatërrohen dhe të thjeshtohet kalimi nga një punë tek tjetra. Opera thotë se ka bërë një studim dhe mësuar se përdoruesit ngatërrohen nga numri i lartë i tabeve të hapura dhe do të dëshironin që shfletuesit të bëjnë më shumë për ta.

Kjo është përgjigja e Opera. Edhe pse shfletuesi është dizajnuar me fuqinë për të krijuar ishuj tabesh, përdoruesit mund ti grupojnë edhe manualisht.

Përveç këtij opsioni, Opera One vjen me ChatGPT, ChatSonic dhe AI Prompts të aktivizuar. Kompania lançoi më herët integrimin e sidebar për robotët bashkëbisedues me AI në Mars ku përdoruesit mund ti hapnin në dritare më vete nga brenda shfletuesit.