Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Ishujt Faroe

Federata Shqiptare e Futbollit, nxori në shitje mbrëmjen e sotme biletat për duelin mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, që do të zhvillohet në datën 20 nëntor.

Kjo përballje do të jetë e fundit në grup, teksa interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm, edhe pse përballë do të jetë skuadra e vendit të fundit.

Vetëm një orë pas daljes së biletave në shitje, ato kanë “avulluar” duke u shitur të gjitha, teksa të gjitha kategoritë ishin “Soldout”.

Kujtojmë që çmimet e biletave varionin nga 30 euro më e lira, deri në 80 euro që ishte më shtrenjta.

Forma e shkëlqyer që po kalon Kombëtarja, ka shtyrë tifozët kuqezinj që t’i mbështesin maksimalisht djemtë kuqezi, që do të kërkojnë që ndeshjen e fundit ndaj Ishujve Faroe ta kthejnë në një festë të vërtetë.