Ballina Sport Futboll Shiten të gjitha biletat për sfidën Sllovaki – Kosovë

Shiten të gjitha biletat për sfidën Sllovaki – Kosovë

Interesimi i madh i tifozëve ka bërë që të shiten të gjitha biletat për ndeshjen mes Sllovakisë dhe Kosovës, e cila zhvillohet më 26 mars.

Përmes një njoftimi, tifogrupi Dardanët ka bërë të ditur se tashmë është plotësuar lista e emrave të tifozëve që kanë rezervuar biletat për tribunën mysafire, sipas numrit të garantuar nga organizatorët.

Ata kanë theksuar se nga sot e tutje nuk do të shqyrtohet asnjë kërkesë e re për bileta për këtë sfidë, duke kërkuar mirëkuptim nga tifozët që nuk kanë arritur të sigurojnë një vend në stadium.
Megjithatë, nga tifogrupi është bërë e ditur se abonimet vjetore vazhdojnë, duke u dhënë mundësi tifozëve që të regjistrohen për të përfituar bileta në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Kosovës.