Shitet video loja mobile e parë që arriti 1 miliardë shkarkime

Rovio ka thënë se Angry Birds ishte loja e parë mobile që u shkarkua 1 miliardë herë dhe brendi ka prodhuar gjithashtu dy filma Angry Birds.

Krijuesi i video lojës Angry Birds do të blihet nga gjiganti Japonez i gaming pas karakterit Sonic the Hedgehog.

Sega do të paguajë 706 milionë euro për kompaninë finlandeze Rovio Entertainment.

Rovio ka thënë se Angry Birds ishte loja e parë mobile që u shkarkua 1 miliardë herë dhe brendi ka prodhuar gjithashtu dy filma Angry Birds.

Megjithatë Rovio dështoi të prodhonte një titull tjetër që të arrinte të njëjtin sukses.

Vitin e kaluar kompania e cila kishte 550 punonjës në tetë studiot e saj të lojërave tha se shkarkimet e lojërave të saj kishin arritur në 5 miliardë.

Kur njoftoi blerjen, Sega tha se vendimi i saj për të blerë Rovio ishte nxitur nga nevoja për të forcuar pozitat e saj në tregun global gaming.

Tha se ky treg është projektuar të rritet në 263.3 miliardë dollarë deri në 2026 ndërsa përqindja e mobile gaming të rritet në 56%.

Në 2022 të ardhurat e Rovio ishin 317.7 milionë euro nga 272.3 milionë euro në 2020 por fitimet përgjatë të njëjtës periudhë kishin rënë nga 42.5 milionë euro në 28.6 milionë euro.