Shitjet e kompjuterëve goditen nga mungesa e çipeve

HP Inc, e cila renditet e dyta midis prodhuesve botëror të PC-ve, tha se mungesat mund të limitojnë aftësinë për të prodhuar kompjuterë personalë dhe printerë deri në fund të këtij viti. 

Edhe pas lehtësimit të masave njerëzit vazhdojnë të blejnë kompjuterë personalë me ritmin e pandemisë. kjo ka bërë që Dell Technologies Inc dhe HP Inc të raportojnë të ardhura përtej parashikimeve të Wall Street për tremujorin e parë të vitit.

Pavarësisht kësaj, askionet e Dell ranë me 1%, ndërsa ato të HP ranë me 6%, pasi dy kompanitë paralajmëruan që mungesa e çipit kompjuterik mund të ndikojë aftësinë e tyre për të përmbushur kërkesën për laptopë këtë vit.

HP Inc, e cila renditet e dyta midis prodhuesve botëror të PC-ve, tha se mungesat mund të limitojnë aftësinë për të prodhuar kompjuterë personalë dhe printerë deri në fund të këtij viti.

Por përsëri, kompanitë liderë në industrinë e pajisjeve kompjuterike, u shprehën se pritet që kërkesa për laptopë do të vazhdojë të rritet për shkak të punës dhe shkollimit në distancë.

Dërgesat globale të kompjuterëve personalë u rritën me 55.2% gjatë tremujorit të parë.

Ndërsa Dell tha se të ardhurat nga shitja e kompjuterëve desktop, notebook-ëve dhe tabletëve u rritën me 20% në 13.31 miliard dollarë në tremujorin e raportuar.

Shitjet nga kompjuterët personalë të HP u rritën me 27% në periudhën Janar-Prill, ndërsa shitjet e notebook-ëve u rritën me 47% nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat totale të Dell u rritën me 12% në 24.49 miliardë dollarë në tremujorin e parë, ndërsa HP raportoi të ardhura totale prej 15.9 miliardë dollarë.