Shkarkohet Alain Giresse

Humbja ndaj Bjellorusisë mbrëjmen e së Hënës ishte fatale për përzgjedhësin e Kosovës, Alain Giresse i cili do të largohet nga kjo pozitë.

Përmes një komunikate, Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin francez, i cili ishte drejtoi Kosovën në 6 takime, duke mos e fituar asnjë.

Tek FFK e kanë falënderuar teknikun për punën e tij, ndërsa pohojnë se do të ketë edhë ndryshimë të tjera.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2).

Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës.

Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar” , shkruhet në komunikatën e FFK-së.

Kosova pas 4 ndeshjeve në Grupin I ka vetëm 3 pikë, pas 3 barazimeve dhe një humbje.