Shkarkohet Drejtori i Qendrës Korrektuese për të mitur në Lipjan, Isuf Iberdemaj

Drejtori i Qendrës Korrektuese për të mitur në Lipjan, Isuf Iberdemaj, sot është shkarkuar nga detyra.

Në arsyet e shkarkimit nga detyra thuhet se në raportin e inspektimit nga Inspektorati i MD-së janë konstatuar shkelje që ai ka bërë gjatë kohës sa ishte Drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë.

Tutje sipas dokumentit që ka siguruar Telegrafi, thuhet se ai dyshohet se ka lejuar daljen dhe përcjelljen e të burgosurit B.M nga Qendra e Paraburgimit në kundërshtim me dispoziatat ligjore.