Shkarkohet drejtori i “Trepçës”

Drejtori i deritanishëm i minierës së Trepçës, Bahri Karaça është shkarkuar nga pozita e drejtorit.

I njëjti ka bërë të ditur për teve1.info se arsyeje ka qenë incidenti i djeshëm, ku 13 minatorë të Trepçës janë lënduar pasi iu ka rënë acidi sulfurik në trup.

Kujtojmë se incidenti ka ndodhur në horizontin e njëmbëdhjetë të minierës së Stantërgut në Mitrovicë të Jugut.

Ndërsa, Sindikata e Re e KEK-ut, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të investojë në minierën Trepça për t’i përmirësuar sa më parë kushtet e minatorëve.

Teksa kanë shprehur shqetësimin e tyre për ngjarjen e ndodhur, ata kanë shkruar se një shembull konkret i investimit, mund të përfshijë modernizimin e mjeteve dhe pajisjeve të minierës për të rritur efikasitetin dhe sigurinë.

Më tej, Sindikata e Re e KEK-ut, kanë shkruar se në këtë periudhë sfiduese, minatorët e lënduar duhet ta kenë mbështetjen e nevojshme për të kapërcyer sfidat.

“Ju uroj shërim të shpejtë dhe forca për të kaluar këtë moment të vështirë”, thuhet në përfundim të komunikatës.