Shkarkohet ministrja Albena Reshitaj?

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është shkarkuar nga posti që e ushtronte deri më sot.

Burimet e Indeksonline kanë konfirmuar se shkarkimin e ministres e ka kërkuar partia e saj, Aleanca për Kosovën e Re (AKR), mirëpo për detaje tjera kanë thënë se do të deklarohen më vonë.

Në anën tjetër, në kabinetin e ministres Reshitaj e kanë mohuar shkarkimin e saj.

“Jo nuk është shkarkuar ministrja”, ka thënë shkurt, këshilltari politik i saj, Leotrim Sahiti.

Indeksonline ka tentuar të marr qëndrimin e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur në telefon. Përgjigje nuk kanë kthyer as nënkryetarët e partisë.