Shkon në mbi 200 numri i rasteve të reja me COVID-19

Edhe 205 raste me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan lajmi.net.

Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.

Statistikat në fjalë vijnë pas 736 testimeve.