Kur e lexojmë Kuranin, zbulojmë se ai është një libër krejt ndryshe nga librat e historisë dhe të biografive. Ai nuk e paraqet jetën e profetëve në rend kronologjik, nuk jep emra qytetesh në mënyrë të detajuar dhe nuk regjistron data ngjarjesh.
Pamja kuranore është e përqendruar tek mesazhi: udhëzimi, argumentimi dhe morali.
Kurani nuk synon të dokumentojë biografinë personale të Profetit, por e paraqet para së gjithash si të dërguarin e ngarkuar me shpalljen:
“Për të Dërguarin është vetëm përcjellja e mesazhit.”
Prandaj Kurani nuk rrëfen fëmijërinë e Profetit, as rininë e tij;
as familjen, as vendlindjen, as vendin e vdekjes;
as detajet e jetës së tij të përditshme, as emrat e shokëve të tij.
Edhe beteja e vetme e përmendur – Bedri – përmendet vetëm në mënyrë aludimi, pa emra e pa përshkrim të fushëbetejës.
Kështu, Kurani përqendrohet te mesazhi dhe jo te personi, te kuptimi dhe jo te rrëfimi.
Ai paraqet vetëm tre pamje thelbësore për Profetin:
1. I dërguari që përcjell mesazhin.
2. E paraqet boten e tij të brendshme dhe nivelin e larte moral.
3. Përballjen e tij me akuzat dhe shpifje.
“Thanë: magjistar, gënjeshtar.”
“Thanë: poet, presim ta godasë koha.”
Kjo është një pamje njerëzore, shpirtërore dhe morale, e zhveshur nga politika, pushteti dhe gjeografia.
Kurani vepron më shumë me simbole dhe kuptime sesa me pika gjeografike. Prandaj nuk e përcakton vendndodhjen e anijes së Nuhut.
Nuk përmend shkretëtirën e Sinait,
as vendet ku flisnin hipokritët,
sepse fokusi nuk është te vendi, por te ngjarja dhe domethënia e saj.
Kurani ofron mesazhin dhe dimensionin shpirtëror, ndërsa historinë ia lë historisë.
Ai është një libër mesazhi, jo një kronikë historike.
Si shembull:
Kurani kur flet per Faraonin dhe perfundimin e tij kjo behet në procesin e shpjegimit të cilësive që meritojnë dënim në personalitetin dhe sjelljen e tij, dhe nuk kishte për qëllim të shkruante historinë e Ramzesit II, që të tregonte të mirat e të këqijat e tij.
Kurani deshi të thotë:
“Unë e dënoj këtë person dhe këtë model sundimtari, sepse ai shkeli të drejtat dhe liritë e njeriut.
Pas kësaj, nuk ka rëndësi çfarë arritjesh materiale apo politike ka pasur ai — kjo është çështje e historisë politike, jo e fesë.”
Ndyshe, Ramzesi II ka qenë njëri prej faraonëve më të suksesshëm të Egjiptit, siç e tregojnë dëshmitë arkeologjike.
Hoxhë Halil Avdulli







