Shoqëria moderne ka reduktuar marrëdhëniet njerëzore në emocione dhe ndjenja, duke harruar se ato nuk janë themeli i vetëm i lidhjeve mes njerëzve.
Mbizotërimi i kësaj logjike ka sjellë dy pasoja të rrezikshme:
• justifikimin e vetes përmes psikologjisë (“kështu jam unë”)
• dhe harrimin e përgjegjësisë morale, që kemi obligime dhe përgjegjesi morale e juridike edhe kur s‘na pelqen diçka!
Marrëdhëniet nuk ndërtohen vetëm mbi dashurinë, por dhe mbi:
vlera, detyrime dhe drejtësi.
Sepse ajo që i mban njerëzit bashkë nuk është gjithmonë ndjenja, por shpesh është përgjegjësia.
Marrëdhëniet njerëzore nuk bazohen vetëm tek emocioni. Ka arsye të tjera mëb të thella që i mbajnë njerëzit bashkë:
1. për arsye të vlerave – përgjegjësia sociale, detyrimet morale, përkushtimi.
2. për arsye të lidhjeve biologjike – gjaku, fisnikëria, lidhjet familjare.
Në traditën islame, për shembull, ligji nuk i përmbahet ndjenjave personale: Në momentin e ndarjes se pasurisë për femijet si shembull: nuk ndryshon në bazë të dashurisë apo simpatisë por në bazë të drejtësisë. Nuk ka lidhje qe njerin mundesh ne dasht na shume, pse e don nuk mundesh me i dhane pa te drejte!
Në filmin Fences, eshte nje moment interesant: kur djali pyet babain e në rolin e babait është artisti i mirënjohur Denzel Washington.
“Pse nuk më do?”
Babai përgjigjet: “Nuk është gjithmonë dashuria që të mban me njerëzit. Është detyrimi dhe respekti i ndërsjellë.”
Hoxhë Halil Avdulli








