Shmangini daljet për sot dhe nesër!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot e nesër do të mbajë mot me temperatura ekstreme, që karakterizohen me nivel të lartë të rrezeve UV.

Ata kanë bërë të ditur se Indeksi UV (rrezet ultraviolete) do të jetë mbi normalen, pra në nivel të rrezikshmërisë, prandaj preferohet që nga ora 9:00 – 17:00 t’i shmangemi ndikimit të rrezeve direkt të diellit

IHK ka bërë të ditur për Klan Kosova se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius.

Njësoj bëjnë me dije edhe eskpertët e shëndetësisë, të cilët porosisin që daljeve ti shmangen të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët. Poashtu rekomandojnë konsumim të shtuar të ujit. /MESAZHI/