Shoqëritë e dobëta vs shoqëritë e forta

Hoxhë Halil Avdulli

Shoqëritë e dobëta në karakter, shfaqin së jashtmi ashpërsinë, ndërkohë shoqëritë e forta në karakter, së jashtmi shfaqin butësinë.

Në momentin kur në jetën e përditshme njerëzve ju humbet durimi, kur në bisedat e ndryshme humbet arsyetimi, kur në problemet e jetës humbet urtësia për ti zgjidhur do të shikojmë një shoqëri që duket sikur është gjithmonë në konflikt, që edhe kur situata duket e qetë do ta shpikin një arsye për t’u grindur.

Kjo vjen sepse karakteri i kësaj shoqërie është lënë në “mëshirë të fatit”.

Dobësia e karakterit, si pa vetëdije shfaqën ashpërsinë në përditshmëri, me shpresën se kështu mund t’ia dalë nga kjo dobësi që ndjen nga brenda.

Edukimi ndërpesonal i karakterit njerëzor, nuk do të arrijë qetësinë derisa të kalojë në tri fazat e tij të zhvillimit.

1- Trupin (instinktet) ti veshë me arsye.
2- Arsyen (logjikën) ta veshë me vlera dhe etikë.
3- Etikën (shpirtin) ta veshë me Besim.

Nga: Halil Avdulli