Shoqërohu me sojin tënd

Mr.sci. Saad Riza Gashi

Një kohe kishte qene një mi i cili pasi qe ishte takuar me një deve, ne mes tyre kishte linde një miqesi. Miut i pelqente pamja e devese, fiziku i saj dhe jeta qe bente. Keshtu qe nuk kishte nder me te madh per miun se te thuhej se ishte mik i devese.
Nje dite miu e kishte ftuar devene qe te shetisin dhe arriten te shtepia e miut, e cila perbehej nga nje vrime e vogel ne mur dhe asgje me shume. Miu shikonte mikeshem e tij gjigante dhe shikonte shtepine e tij te vockel. Nuk dinte çfar te bente: si ta ftonte brenda, si t’i thote bujrëm, apo te hynte vet ne vrime dhe ta linte mikeshen jashte ?
Duke e pare deveja sikletin e miut, ajo vendosi t’i jap nje mesim te rendesishem ne jete:
” Miku im! Ose duaj dhe shoqerohu me sojin tend, ose nderto nje shtepi sipas sojit me te cilin kerkon te shoqerohesh”.

P.s. Gjithe kena dite qe deveja e ka inatin e madh, kurrë se kena dite qe qenka kaq e mençur.

Nga: Mr.sci. Saad Riza Gashi