Një hapësirë jo shumë e madhe e parkut të Gërmisë është djegur sot pasdite.
Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri të flakët, por zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë këtë zjarr, njofton Klan Kosova.
Fatime Hajdari, drejtoresh e Parqeve në komunën e Prishtinës, ka thënë se tashmë gjithçka ka përfunduar.
“Zjarri është shuar, por rreziku ekziston – autoritet po punojnë që gjendja të mos rëndohet”, ka thënë Hajdari në Info Magazine të Klan Kosovës, në një lidhje direkte nga Parku i Gërmisë.








