Shpërthen tankeri me karburant në Sierra Leone, dhjetëra të vdekur

Dhjetëra persona e kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një tankeri të karburantit në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetarja e bashkisë Freetown, Yvonne Aki-Sawyerr në një deklaratë nga Facebook tha se shpërthimi ndodhi si pasojë e përplasjes së një tankeri me karburant me një automjet tjetër në Wellington.

Duke deklaruar se pamjet lidhur me aksidentin janë tronditëse, Aki-Sawyerr theksoi se flitet se mbi 100 persona e kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit por që ende nuk është përcaktuar shifra e saktë.

Zyrtarët lokalë që kanë folur për median amerikane CNN kanë thënë se deri më tani janë përcaktuar rreth 84 të vdekur.

Presidenti i Sierra Leones, Julius Maada Bio duke dërguar mesazh ngushëllimi për personat që kanë humbur jetën tha se qeveria do të ofrojë çdo mbështetje për familjet e personave që kanë humbur jetën. /aa