Shpërthim i fuqishëm pranë ambasadës ruse në Tiranë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur tek një biznes në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të populluara të Tiranës, në ish- Bllok, shumë pranë ambasadës ruse.

Shpërthimi mësohet se ka ardhur në një fast food në katin e nëndheshëm të një pallati mes ambasadës ruse dhe asaj zvicerane.

Nga informacionet e para raportohet se bëhet fjalë për shpërthimin e një bombole gazi në brendësi të dyqanit.

Ndërsa një person ka dalë jashtë menjëherë pas shpërthimit i mbuluar nga flakët.