Associated Press raporton se një person vdiq dhe 18 u plagosën pas një shpërthimi në uzinën austriake të gazit OMV në pjesën lindore të vendit.
Banorët e qytetit austriak të Baumgarten an der March u evakuuan nga policia. Përdoruesit e mediave sociale raportojnë se kanë dëgjuar shpërthimin rreth pesë kilometra larg, dhe e përshkruan shpërthimin “si një tërmet”.
Policia lokale njoftuar se situata ishte nën kontroll: “Zjarrfikësit po shuajn zjarrin dhe ekipet e shpëtimit po kujdesen për të plagosurit”.
Pamjet e videove tregojnë flakë që ngrihen nga uzina pas shpërthimit. /MESAZHI/