Shpërthim në Turqi, disa të plagosur

Pesë persona u plagosën pasi një bombë e vendosur në rrugë shpërtheu në provincën jugore turke të Adanas.

Guvernatori i provincës, Mahmut Demirtas, tha se shpërthimi ishte shkaktuar ose nga një pajisje shpërthyese e improvizuar ose nga një lloj tjetër bombe, ndërsa njëri prej të lënduarve është oficer policie.

Demirtas shtoi se të plagosurit janë transportuar në spitalet e zonës dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mediat turke kanë transmetuar video të një autobusi dhe automjeteve të tjera të dëmtuara në mbikalimin për këmbësorë në zonën Yuregir, aty ku ndodhi ngjarja./Opinion.al