Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shpërthime pranë Tel Avivit, sirena dëgjohen në mbarë Izraelin

Shpërthime pranë Tel Avivit, sirena dëgjohen në mbarë Izraelin

Faqja e lajmeve Ynet raporton për shpërthime në Izraelin qendror dhe për dëme në një ndërtesë në qytetin bregdetar Herzliya, në veri të Tel Avivit.

Ndërkohë, The Times of Israel shkruan për “jehonë të shpërthimeve të fuqishme” në zonën e Jerusalemit dhe njofton se sirenat e alarmit po dëgjohen në të gjithë vendin. /mesazhi