Shqetësuese, 100 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 100 aksidente.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 100 aksidente.

Nga këto aksidente, siç njofton policia, 40 prej tyre ishin aksidente që shkaktuan lëndime, ndërsa 60 ishin pa ndonjë të lënduar.

Fatmirësisht aksidente me fatalitet nuk ka pasur.