Shqetësuese, kanceri me të madhe te të rinjtë në Kosovë

Edhe pse mosha 50-60 vject janë më të prekurit, shqetësuese në Kosovë, është se kanceri po i prek edhe të rinjtë”, thotë onkologu Ilir Kurtishi.

Shumica e të rinjve me kancer diagnostikohen kur kanceri kalon në shkallë të tretë, për shkak që ata nuk i njohin shenjat e tij paralajmëruese

Kurtishi ka deklaruar se numri i të sëmurëve që diagnostikohen çdo vit me kancer në Kosovë është rreth 1500 persona.

Duke folur për ditën ndërkombëtare të kancerit, ai ka thënë se kanceri është vrasësi numër dy në botë.

Ai tha se kanceri është një qelizë e cila nuk vdes por vazhdimisht shumëzohet, jeton dhe shkakton probleme të mëdha.

“Dy vitet e fundit thuajse është numri i njëjtë i të sëmurëve, është diku 1400-1500 persona të rinj me këtë sëmundje për çdo vit, te bota femërore dominon kancerit i gjirit, të meshkujt kanceri në mushkëri. Ky numër është trend në rritje por jo alarmante dhe shpresojmë që ky numër mos të rritet. Në rajon ky numër është më i madh”, tha ai.

Sipas tij, faktorët që ndikojnë në sëmundjet malinje në përgjithësi janë ndotja e ambientit, pirja e duhanit, pastaj ushqimi jo i mirë, ekspozimi i rrezatimit, ekspozimi i rrezeve të diellit në kohë pa kohë e të tjera.