Shqipëri: Mbi 638 mijë të vaksinuar, 192 mijë prej tyre me dozën e dytë

Shqipëria ka arritur që të vaksinojë 638 mijë e 338 qytetarë, ku 192 mijë prej tyre tanimë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës kundër virusit COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Orgeta Manastirliu.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, ka shkruar Manastirliu në Facebook.