Shqipëria dhe Mali i Zi bëhen anëtare të Iniciativës së Tri Deteve në Samitin e Varshavës

Polish President Andrzej Duda, Croatian Prime Minister Andrej Plenkovic, Lithuanian President Gitanas Nauseda, Greek Foreign Minister Giorgos Gerapetritis, Estonian President Alar Karis, Czech President Petr Pavel, Slovenian Minister of Infrastructure Alenka Bratusek, Bulgarian President Rumen Radev and Albania's President Bajram Begaj pose for a family photo during the Three Seas Initiative Summit in Warsaw, Poland, April 29, 2025. REUTERS/Kacper Pempel

Shqipëria dhe Mali i Zi iu bashkuan zyrtarisht Iniciativës së Tre Deteve (3SI) të hënën gjatë samitit jubilar të dhjetë që u mbajt në Varshavë, duke e çuar numrin e anëtarëve të kësaj platforme rajonale në 15 vende nga rajonet e Adriatikut, Balltikut dhe Detit të Zi.

Presidenti polak Andrzej Duda, mikpritësi i samitit, theksoi se pranimi i Malit të Zi dhe Shqipërisë vjen në një moment të ndjeshëm gjeopolitik, veçanërisht në dritën e luftës në kufijtë lindorë të Polonisë.

“Samiti i këtij viti është veçanërisht i rëndësishëm për shkak të situatës aktuale gjeopolitike. Besoj se anëtarët e rinj do të kontribuojnë në një bashkëpunim më të frytshëm”, tha Duda në një darkë pune me presidentët dhe kryeministrat e shteteve anëtare.

Iniciativa, e nisur nga Polonia dhe Kroacia në vitin 2015, fillimisht kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe infrastrukturës në Evropën Qendrore dhe Lindore, por u konceptua gjithashtu si një kundërpeshë politike joformale ndaj ndikimit të Berlinit dhe Parisit brenda BE-së.

Sot, Nisma ka 143 projekte infrastrukturore prioritare, duke përfshirë ndërlidhësit e gazit me Lituaninë dhe Sllovakinë, autostradën Via Carpatia dhe korridorin hekurudhor Baltik-Adriatik. Projektet kryesore të energjisë, siç janë terminalet e LNG-së në Kroaci dhe Poloni, u financuan nga Bashkimi Evropian.