Ballina Sport Futboll Shqipëria kundër Serbisë sonte, për histori dhe eliminim të rivalit direkt për...

Shqipëria kundër Serbisë sonte, për histori dhe eliminim të rivalit direkt për Botëror

Shqipëria kundër Serbisë sonte, për histori dhe eliminim të rivalit direkt për Botëror
Sonte në kuadër të grupit K për kualifikime në ‘Kupën e Botës 2026’ zhvillohet ndeshja Shqipëri – Serbi.

Takimi mes Shqipërisë dhe Serbisë nis me fillim nga ora 20:45 dhe luhet në stadium “Air Albania”.

Para ndeshjes, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, tha se shpreson që të kenë ndeshje të bukur.

Derisa, futbollistët si Gjimshiti e Grezda ishin të bindur se në ndeshjen ndaj Serbisë do t’i marrin 3 pikët.

Ndryshe, Policia e Shtetit ka bërë me dije se rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i Serbisë deri te stadiumi “Arena Kombëtare” do të ketë bllokime të pjesshme sot në orën 18:45, për shkak të eskortës së ekipit serb gjatë stërvitjes dhe ndeshjes.

Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press, i ka kushtuar një artikull të gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi, ku shkruan se përballja në Tiranë nuk ka të bëjë vetëm me tri pikë, pasi jehona e përballjeve të mëparshme është e pamundur të injorohet, dhe ballafaqim i cili është thellësisht i rrënjosur në identitet kombëtare, të cilat “organizatorët po përpiqen me çdo kusht t’i lënë mënjanë”.