Shqipëria në pushim me dy avantazhe

Shqipëria po avancon ndaj Çekisë pas pjesës së parë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Pas 45 minutave lojë, rezultati është 1:0 në favor të Shqipërisë. Golin për Shqipërinë në këtë pjesë, e shënoi Jasir Asani. Asani shënoi supergol nga distanca në minutën e dhjetë pasi mori top nga Ylber Ramadani.

Pas golit të shënuar, Shqipëria e kërkoi edhe golin e dytë, por nuk arriti të shënoj më shumë se një herë.

Çekia në pjesën e dytë do të jetë me një lojtar më pak, pasi sulmuesi Mojmir Chytil u përjashtua në minutën e 40-të pas kartonit të dytë të verdhë.

Ai u ndëshkua me të kuq, pasi luajti më dorë brenda zonës së Shqipërisë. Kjo ndeshje i takon Grupit E kualifikues dhe me fitore eventuale, Shqipëria do të bëjë edhe një hap të madh drejt kualifikimit në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani.