Shqipëria përballet sonte me Italinë

Kombëtarja shqiptare sonte në ‘Loro Boriqi’ sfidon Italinë, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’. Kuqezinjtë nën drejtimin e teknikut italian, Christian Panucci synojnë t’i ndalin ‘axurët’ të cilët duket se kualifikimi për në Rusi do të kërkojnë përmes barazhit.

Skuadra shqiptare në duel me italianët vjen pas disfatës kundër Spanjës (3-0).

Kombëtarja shqiptare në duel me italianët, kërkon rezultat pozitiv në mënyrë që ta ‘blindojë’ pozitën e tretë, edhe pse ky mision nuk do të jetë aspak i lehtë pasi që përballë do të kenë gjigantin evropian, Italinë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë nis në orën 20:45.