Shqipëria zbehtë ndaj Gjeorgjisë – luan baras

Është mbyllur pa fitues miqësorja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.

Kombëtarja e Edi Reja ka mbyllur pa fitore edhe miqësoren e dytë të këtij muaji, duke luajtur baras pa gola, shkruan lajmi.net.

Shqipëria testoi disa opsione në këtë ndeshje, duke inkuadruar edhe emra si Gjasula, Cikalleshi, Vrioni e Laci.

Lenjani pati minuta po ashtu, duke marrë vendin e Odise Roshit.

Shqipëria gjatë këtij muaji luajti miqësore edhe me Spanjën, të cilën e humbi 2:1.