Shqiptarët e Zvicrës e ndalin Brazilin e Neymarit

Kombëtarja e Zvicrës e ka nisur me barazim Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Në ndeshjen e rëndësishme të grupit E, Zvicra barazoi 1 me 1 ndaj Kombëtares së fuqishme, Brazil.

Të parët në epërsi kaluan brazilianët me anë të Philipe Coutinhos, i cili shënoi në minutën e 20’të.

Në pjesën e dytë ekipi i përbërë nga katër shqiptarë, arriti ta barazojë rezultatin në 1 me 1, me anë të Zuber.

Kujtojmë që në këtë ndeshje luajtën shqiptarët: Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka dhe Valon Behrami.

Zvicra me këtë barazim tani zë pozitën e dytë me një pikë, aq sa ka Brazili, kurse grupin e kryeson Serbia me pikët e plota (3), pasi mposhti Kosta Rikën.

Zvicra ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Serbisë më 22 qershor, kurse Brazili ndaj Kosta Rikës.