Shtatë raste pozitive me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.524 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.698.

Në total numri i rasteve aktive është 326.