Shtetet Amerikane akuzojnë Meta se platformat e saj shkaktojnë depresion tek adoleshentët

“Meta ka shfrytëzuar teknologji të fuqishme dhe të paprecedentë për të joshur, angazhuar dhe përfundimisht zënë në grackë të rinjtë dhe adoleshentët”, thotë padia. “Motivi i saj është fitimi”.

Disa shtete Amerikane kanë paditur Meta Platforms dhe Instagram duke i akuzuar se nxisin krizë të shëndetit mendor duke krijuar varësi ndaj platformave e medias sociale.

Përmes një padie bërë ditën e Marte, prokurorët e 33 shteteve Amerikane përfshirë Kaliforninë dhe Nju Jorkun, thanë se Meta, që operon edhe Facebook, në mënyrë të përsëritur ka manipuluar publikun rreth rreziqeve të platformave të saj duke ditur mjaft mirë efektet e varësisë që krijon përdorimi i medias sociale tek adoleshentët.”Meta ka shfrytëzuar teknologji të fuqishme dhe të paprecedentë për të joshur, angazhuar dhe përfundimisht zënë në grackë të rinjtë dhe adoleshentët”, thotë padia. “Motivi i saj është fitimi”.

“Meta ka shfrytëzuar teknologji të fuqishme dhe të paprecedentë për të joshur, angazhuar dhe përfundimisht zënë në grackë të rinjtë dhe adoleshentët”, thotë padia. “Motivi i saj është fitimi”.

Fëmijët kanë qenë një grup demografik me interes për bizneset të cilët shpresojnë të tërheqin konsumatorë të moshave të reja të cilët mund të impresionohet më me lehtësi.

Për Meta konsumatorët e rinj do të thotë më shumë reklamues të cilët shpresojnë se fëmijët do të vijojnë të blejnë produktet ndërsa rriten. Por hulumtuesit thonë se përdorimi i platformave të medias sociale të Meta ka shkaktuar depresion, ankth dhe insomni duke interferuar me edukimin dhe përditshmërinë e adoleshentëve në mesin e shumë efekteve të tjera negative.

Tetë shtete të tjera Amerikane kanë bërë padi të ngjashme duke e sjellë numrin e tyre në 42.