Shtetet e Bashkuara forcojnë embargon teknologjike ndaj Huawei

Lëvizja nga Departamenti Amerikan i Tregtisë adreson furnizimin me çipe të Huawei për laptopët, kompjuterët dhe telefonët mobilë raportoi Financial Times.

Administrata Biden ka refuzuar aplikimin për licenca eksporti që do të lejonin Intel dhe Qualcomm të furnizonin Huawei me gjysmëpërçues ndërsa Uashingtoni po shton presionin mbi gjigantin Kinez të telekomunikacionit.

Lëvizja nga Departamenti Amerikan i Tregtisë adreson furnizimin me çipe të Huawei për laptopët, kompjuterët dhe telefonët mobilë raportoi Financial Times.

Autoritetet konfirmuan për FT se janë refuzuar licencat, por nuk specifikuan se për cilat kompani bëhet fjalë. Uashingtoni aktualisht ka kufizime të ashpra në fuqi kur bëhet fjalë për eksportimin e teknologjisë Amerikane tek Huawei ndërsa ligjvënësit Republikanë kanë bërë thirrje presidentit Joe Biden të shtrëngojë akoma më tepër masat ndaj grupit Kinez.

Lajmi vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara janë alarmuar nga aftësia e Huawei për të prodhuar çipe të avancuara pavarësisht kontrolleve të eksporteve që u imponuan në 2022.

Vitin e kaluar Huawei lançoi Mate 60 Pro, një smartfon i cili ka një çip të avancuar dhe që surprizoi ekspertët. Muajin e kaluar u raportua se kompania Kineze kishte ndërtuar laptopë me çipe të Intel çka shkatoi reagime të forta në SHBA duke kërkuar shtrëngimin e sanksioneve.

MateBook X Pro kishte një çip Core Ultra 9 të Intel ndërsa ky i fundit nuk komentoi as raportet as vendimin e fundit të autoriteteve Amerikane.