Shteti Gjerman zëvendëson Windows dhe Office me Linux dhe LibreOffice

Ministri i Dixhitalizimit të shtetit Gjerman Schleswig-Holstein njoftoi se qeveria lokale do të zëvendësonte softuerët e kompanive me sisteme open-source për rreth 30 mijë punonjësit e saj.

Falë prodhuesve të harduerit të cilët kanë partneritete me Microsoft, shumë njerëz nuk e kuptojnë kurrë se ekzistojnë alternativa të Windows dhe Office.

Në Europë dhe Kinë shumë përdorues kompjuterësh janë të njohur me dominimin e Microsoft në desktop dhe nuk e pëlqejnë aspak këtë.

Ministri i Dixhitalizimit të shtetit Gjerman Schleswig-Holstein njoftoi se qeveria lokale do të zëvendësonte softuerët e kompanive me sisteme open-source për rreth 30 mijë punonjësit e saj.

Konkretisht Schleswig-Holstein do të zëvendësojë Windows dhe Office me Linux dhe suitën open-source LibreOffice. Ky vendim nuk u more për shkak të superioritetit teknik të Linux dhe LibreOffice por për shkak se vlerëson sovranitetin dixhital.

Në BE, sovranitet dixhital do të thotë mbrojtje të dhënave të qytetarëve nga kompanitë e huaja. Shteti ka në plan të zëvendësojë edhe shërbime të tjera si OneDrive dhe Nextcloud, Outlook me Thunderbird dhe Sharepoint me Univention Active Directory.

Kujtojmë se në 2004 kryeqyteti i Bavarisë, Munihu zëvendësoi Windows me Linux. Lëvizja zgjati vetëm një dekadë përpara se të rikthehej në Windows kjo sepse kryetari i Bashkisë dëshironte që Microsoft të zhvendost zyrat qendrore në Munih.