Shtyhet gjykimi për Harvey Weinstein

Gjykimi i Harvey Weinstein për sulme seksuale është shtyrë për një muaj dhe tani është planifikuar të fillojë në qershor, shkruan The Post, transmeton Klan Kosova.

Gjyqtari James Burke dhe prokurorët ranë dakord për datën e re të Gjykatës së Lartë në Manhattan, që do të jetë më 3 qershor, pasi avokatët e regjisorit kërkuan kohë shesë, thonë burimet.

Weinstein ishte në gjykatë në janar me ekipin e tij, Jose Baez, Ronald Sullivan dhe Duncan Levin. Ata zëvendësuan avokatin mbrojtës Ben Brafman, i cili u tërhoq nga rasti.

Arsyet për vonesën nuk janë parashtruar në letrat publike.