Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shumica e gjermanëve pesimistë për kthimin në normalitet në vitin 2022

Shumica e gjermanëve pesimistë për kthimin në normalitet në vitin 2022

Sipas rezultateve të një sondazhi të kryer nga ‘YouGov’, vetëm 15 për qind e të anketuarve në Gjermani ishin të sigurt se pandemia do të përfundonte kryesisht ose plotësisht në vitin 2022.

Rreth 79 për qind e pjesëmarrësve në sondazh, i cili u zhvillua nga 21 deri më 23 dhjetor, besojnë se koronavirusi do të vazhdojë të ndikojë në jetën e përgjithshme të paktën pjesërisht në vitin e ardhshëm. 34 për qind presin që ndikimi të jetë mjaft i madh.

Opinioni i publikut të gjerë ishte edhe më i zymtë se një vit më parë, kur ‘YouGov’ zbuloi se 26 për qind e gjermanëve mendonin se pandemia do të merrte fund së shpejti.

Në atë kohë, Gjermania ishte në izolim, por fillimi i fushatës së vaksinimit shihej si një shpresë.

Injektimet e para u administruan në dhjetor 2020, ndërsa ministri i Shëndetësisë Jens Spahn deklaroi se, vjeshta dhe dimri… i vitit të ardhshëm nuk do të dominohej më nga kjo pandemi.

Megjithatë, sot Gjermania po përballet me një numër shumë të lartë të rasteve ditore dhe kufizimet mbeten në fuqi si për personat e vaksinuar ashtu edhe për ata të pavaksinuar. /atsh