Si duhet përgatitur çaji i kamomilit

Është stinë virozash dhe problemet shëndetësore që shkaktohen krahas trajtimit me ilaçe padyshim kërkojnë edhe kujdes në lidhje me ushqyerjen.

Çaji i kamomilit është më i miri për qetësimin dhe lehtësimin e dhimbjeve të organizmit nga virozat.

Është fantastik në lehtësimin e dhimbjeve të barkut, dhimbjeve të stomakut por edhe kokës.

Ndaj dhe është më i rekomanduari edhe nga vetë mjekët për t’u përdorur në raste të tilla.

Por edhe përgatitja e çajit të kamomilit megjithëse duket si diçka e lehtë, që në të vërtetë është, ka sekretet e saj për t’u përgatitur siç duhet në mënyrë që të prftohen të gjithë vlerat kurative që kjo bimë e mrekullueshme ka.

Zierja

Gabimi i parë që shumë njerëz bëjnë teksa përgatisin çajin e kamomilit është procesi i zierjes.

Anjëherë mos zieni bashkë ujin me gjithë kamomilin.

Si fillim, vendosni në zjarr çajnikun ose enën ku do zieni ujin për të përgatitur çajin.

Lëreni ujin të ziejë dhe kamomilin që do përdorni për të përgatitur çajin nuk duhet ta shtoni në momentin që uji zien.

Temperatura e ujit

Ky është një tjetër detaj i rëndësishëm. Uji do të jetë gati në momentin që kanisur të vlojë tërësisht.

Kur të jetë duke vluar largojeni nga zjarri dhe në këtë moment hidhni sasinë e caktuar të kamomilit.

Përziejeni mirë dhe lëreni për 3 apo 4 minuta dhe më pas kulloni lëngun për të marrë sasinë e çajit të përftuar.

Kujdesuni që të mos e lini më shumë se 3-4 minuta pasi kamomili do të lëshojë më shumë nga ekstrakti i tij duke u bërë më i fortë duke mos shkaktuar efektin e dëshiruar por të krijojë dëme në organizëm.

Mbani në konsideratë që për një filxhan çaji ujë duhet një lugë me kamomil të thatë ose dy lugë çaji me kamomil të njomë.