Ballina Artikuj Si mbahet në këmbë padrejtësia (2)

Si mbahet në këmbë padrejtësia (2)

Hoxhë Justinian Topulli

Ebu Bekr el-Meruezi tregon:

Kur u burgos Ahmed ibn Hanbeli, i erdhi gardiani dhe i tha:

-O Ebu Abdullah, hadithi që përcillet për zullumqarët dhe mbështetësit e tyre, a është autentik (sahih)?

Imam Ahmedi iu përgjigj: Po

– A jam unë prej mbështetësve të zullumqarëve? – pyeti gardiani.

-Mbështetës i zullumqarëve është ai që të pret ty flokët, të lan rrobat, të përgatit ushqimin dhe shet e blen prej teje, ndërsa ti vetë je prej tyre (zullumqarëve). – iu përgjigj Ahmed ibn Hanbel.

(Menakib el-Imam Ahmed e Ibn el-Xheuzit f.431, el-Furu e Ibn Muflih 11/145)

Hadithi për të cilin bëhet fjalë është ky:

Nga Kab ibn Uxhretu përcillet se ka thënë: i Dërguari i Allahut (aljhi salatu ue selam) ka thënë:

“Pas meje do të ketë prijës (të padrejtë), kush shoqërohet me ta, miraton gënjeshtrat e tyre dhe iu vjen në ndihmë në zullumin e tyre, ai nuk më përket mua dhe unë nuk i përkas atij; e ai nuk do të pijë ujë nga hauzi (Ditën e Kiametit). Dhe kush nuk shoqërohet me ta, nuk i mbështet në zullumin e tyre dhe nuk i miraton gënjeshtrat e tyre, ai më përket mua dhe unë i përkas atij; e ai do të pijë nga hauzi (Ditën e Kiametit).

(Ahmedi nr. 18126, Tirmidhiu nr. 2259, Ibn Hibani nr. 282.)

Hoxhë Justinian Topulli