Ballina Jeta Shëndetësi Si të lehtësoni alergjitë pa ilaçe dhe lot në sy, këto hapa...

Si të lehtësoni alergjitë pa ilaçe dhe lot në sy, këto hapa do iu ndryshojnë pranverën

Me mbërritjen e pranverës, shumica e bimëve fillojnë të çelin dhe alergjitë fillojnë të na shqetësojnë. Teshtima, kolla, hundët e bllokuara dhe sytë me lot janë simptomat e alergjive të pranverës, të cilat po prekin një numër gjithnjë e në rritje njerëzish në mbarë botën.

Ekzistojnë ilaçe efektive për alergjitë, por simptomat mund të lehtësohen plotësisht natyrshëm.

Çaj hithre

Hithrat përmbajnë lëndë të shumta ushqyese, përfshirë hekurin. Shtimi i disa pikave limoni në çajin e hithrës ndihmon në përthithjen më të mirë të hekurit, gjë që kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe lehtëson luftën kundër alergjenëve.

Vaj qimnoni të zi

Vaji i qimnonit të zi është një nga ilaçet më të famshme natyrale në luftën kundër alergjive. Qimnoni i zi vepron si një antihistaminë natyral, ka veti anti-inflamatore dhe imunomoduluese, gjë që e bën atë një mjet të shkëlqyer për lehtësimin e simptomave të alergjisë.

Vitamina C

Vitamina C ndihmon në uljen e nivelit të histaminës në trup, zvogëlon përshkueshmërinë e murit qelizor dhe lufton në mënyrë efektive me substancat e huaja që hyjnë në trup, përfshirë polenin. Përveç kësaj, vitamina C zvogëlon rrezikun e spazmave të rrugëve bronkiale, gjë që e bën të dobishme për lehtësimin e sulmeve astmatike.

Vitamina D

Vitamina D mund të zvogëlojë rrezikun e alergjive, prandaj rekomandohet të ekspozoheni ndaj rrezeve të diellit sa herë që është e mundur, por sigurohuni që ta mbroni lëkurën me një krem ​​me faktor mbrojtës.