Signal fillon testimin e zëvendësimit të numrave të telefonit me emra përdoruesish

Testimi i njoftua përmes një postimi në forumet e Signal nga Zëvendës Presidenti i Inxhinierisë Jim O’Leary dhe është në një fazë të hershme që do të thotë se mund të ketë dështime të aplikacionit apo probleme me njoftimet.

Signal është duke testuar një opsion ku përdoruesit mund të shtojnë emra përdoruesish (username) në mënyrë që të mos kenë nevojë të ndajnë numrin e tyre të telefonit për të komunikuar me të tjerë.

Testimi i njoftua përmes një postimi në forumet e Signal nga Zëvendës Presidenti i Inxhinierisë Jim O’Leary dhe është në një fazë të hershme që do të thotë se mund të ketë dështime të aplikacionit apo probleme me njoftimet.

Një njoftim zyrtar është planifikuar në fillim të 2024 tha presidenti i Signal. Mbështetja për emrat e përdoruesit është një ndryshim drastik për një shërbim që e reklamon veten si mënyrë private dhe të sigurte për të komunikuar.

Edhe pse llogaritë do të vijojnë të jenë të lidhur me një numër telefoni, me implementimin e emrave të përdoruesve do të thotë se mund të lidheni dhe komunikimi me përdorues të tjerë pe zbuluar një informacion të ndjeshëm siç është numri i telefonit.

Një imazh i postuar në X tregon se përdoruesit e Signal mund të ndajnë emrat e tyre të përdoruesit duke shfrytëzuar një kod unik QR ose një lidhje.