Sindikata e Punëtorëve: Nëse nuk ngriten pagat në mars, punëtorët nuk do të arrijnë të mbijetojnë

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat ka kërkuar vazhdimisht ngritjen e pagave në sektorin privat në Kosovë. Sipas kësaj sindikate, trendi i rritjes së çmimeve po ua vështirëson edhe më tepër jetën këtyre punëtorëve.

Sipas kësaj sindikate, trendi i rritjes së çmimeve po ua vështirëson edhe më tepër jetën këtyre punëtorëve.

Të njëjtit kanë pasur një kërkesë edhe për Qeverinë e Kosovës, e kjo ka të bëjë me rritjen e pagës minimale në vend.

“Veproni ne rritjen të pagës, veproni në masat stimuluese që në këto ditë me çmime të zjarrta që së paku ta ndjejmë brengen e shtetit për klasën punëtorë në sektorin privat.”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar pronar të kompanive private: Solidarizoheni me punëtorët dhe bëni ngritjen e pagave në sektorin privat të Kosovës, me ata që marrin pagë 170 euro, 200 e 220 euro por edhe me ata që marrin 300 euro, sepse nuk po mund t’ia dalin.

Nëse ju nuk e bëni ngritjen e pagave që nga muaji Mars dhe nëse vazhdon ky trend i ngritjes së çmimeve nuk do te arrin të mbijetojnë, kurse punëtorët te cilët udhëtojnë do të detyrohen pa dëshirën e tyre që ta ndërpresin punë, pasi që edhe pa këtë rritje të kostos kanë jetuar ne vështirësi të mëdha ekonomike.

Andaj Sindikata e Pavarur e Sektorit Privatet të Kosovës bën thirrje që ta paguani hakun e punëtorit që të mbijeton edhe kapitali i kompanisë, me mirë është vonë se sa kurrë.

E nderuar Qeveri e Kosovës : Në të gjithë botën u rritë kostoja e jetës nga pandemia, tani nga ndikimi i luftës në Ukrainë ndikojë që të shumëfishohet ngritja e çmimeve, por në vendet tjera u ngritën edhe pagat.

Por vetëm tek ne nuk lëvizi paga minimale e shumë përfolur.

Veproni ne rritjen të pagës, veproni në masat stimuluese që në këto ditë me çmime të zjarrta që së paku ta ndjejmë brengen e shtetit për klasën punëtorë në sektorin privat.

Nëse ju nuk e jepni minimumin e asaj që mundë ta jepni atëherë nga të orientohemi ne?!

Nëse do të vazhdoj kjo tempo e rritjes se kostos jetësorë, pagat e punëtorëve nuk do të mjaftojnë as për transport për të shkuar në punë e lere me që të kthehen ne shtëpi