Sindikata e Shëndetësisë kërcënon anëtarët se kush largohet do t’i hiqet shujta e mëngjesit

Sindikata e Shëndetësisë po kërcënon anëtarët e saj se nëse largohen do të ua heq shujtën e mëngjesit. 

Një video e siguruar nga Indeksonline, shihet se si një nga anëtarët e sindikatës kërcënon se shujta e mëngjesit do t’i hiqet në rast largimi. 

Nga ajo që kemi mësuar është që shujta e mëngjesit, nuk ofrohet nga sindikata por qeveria u jep 45 euro më shumë në rrogë të gjithë stafit mjekësorë për shujtën e mëngjesit të ftohët. 

Indeksonline ka kontaktuar me një punëtor të spitalit, i cili na ka treguar që grupe të punëtorëve po dëshirojnë të largohen nga sindikata pasi që ajo nuk po mbron të drejtat e punëtorëve. 

“Ne çka jemi në punë në spital i marrim 45 euro në muaj, për shujtë dmth shujtë e ftohët për mëngjesë. Edhe tash kur jemi bo grupe-grupe për të shkuar me u heq prej sindikatës, për arsye se kemi menduar qe nuk po na mbrojnë të drejtat  tona. Ata dje filluan me thonë që kinse ka me ju ndal ajo 45 euro, me mendimin qe kinse sindikata u kon ajo që na ka nxjerrë ato prej qeverie, e tash ka me ju ndal ne shujtë. Ata janë përfaqësues të zyrës së sindikatës, domethënë vendi ku duhet për të shkuar me u lajmëruar për sindikatë ose me u hekë prej sindikatës” tha punëtori anonim i spitalit.  

Sipas punëtorët, që ka dashur të mbesë anonim, duke parë këtë sindikata ka filluar kërcënimet ndaj atyre që dëshirojnë të largohen. 

Vlen të theksohet që çdo anëtar sipas rregullit jep 1% të pagës për sindikatën dhe kjo po cilësohet si arsye që kërcënimet kanë filluar.  

Ajo që vlen të përmendët është që sindikata nuk ka fuqi që të largoj shujtën e mëngjesit për punëtorët e spitalit./Indeksonline/