Kryeministri i Singaporit, Lawrence Wong, ka dhënë një mesazh të fortë ndaj Izraelit gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidentin francez Emmanuel Macron.
Të dy liderët shprehën shqetësim për përkeqësimin e krizës humanitare në Rripin e Gazës dhe theksuan nevojën për veprim të menjëhershëm nga komuniteti ndërkombëtar.
Ata bënë thirrje për ndërprerjen e dhunës dhe sigurimin e ndihmës humanitare për civilët e prekur nga konflikti. /mesazhi








