Sisi i shantazhon kundërkandidatët për president

Ish-kryeministri egjiptian, Ahmed Shafik, ka thënë se nuk do të kandidojë për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit.

76-vjeçari kishte njoftuar më parë planet e tij për të kandiduar, në një mesazh ekskluziv video për El Xhezire, por më vonë shpalli njoftimin se ishte dorëzuar.

“E kuptova se unë nuk do të jem personi ideal për të udhëhequr shtetin gjatë periudhës së ardhshme”, tha Shafik.

“Unë kam vendosur të mos kandidoj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018”.

Avokatët e tij thanë se Shafik ishte shantazhuar nga pushteti për të hequr dorë nga kandidatura.

Shafiku u pa si një nga pak njerëzit që potencialisht mund të sfidojnë Abdel Fattah el-Sisin në zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin mars.

Opsionet për të zgjedhur presidentin e ri janë tejet të varfëra, pasi grupi qëgëzon më së tepërmi popullaritet dhe mbështetje, Vëllazëria Muslimane, janë ndaluar me dhunë nga politika.

Tani, popullsia 95 milionëshe duhet të zgjedhë mes ish komandatit famkeq të ushtrisë, i cili shtypi demokracinë, dhe ndonjë kandidati të varfër i cili del sa për tu dukur. /MESAZHI/