Sistemi operativ Linux që ngjan me Windows 11

Versionet e mëhershme kanë kopjuar Windows 10.

A jeni një përdorues i Linux? Ju pëlqen pamje e re e sistemit operativ të fundit Microsoft Windows 11? Një version i sistemit operativ Linux zhvilluar në Brazil quajtur LinuxFX version 11 mund të jetë ajo çfarë keni kërkuar.

Është i bazuar plotësisht në Linux por pamja është shumë e përafërt me Windows 11. LinuxFX është i bazuar në KDE Plasma, i cili vetë bazohet në Ubuntu Core dhe me KDE Desktop vendosur mbi të.

Kjo KDE specifike përdor temën WX Desktop e cila ka modifikime të rënda të cilat e bëjnë të duket më shumë si një desktop Windows. Versionet e mëhershme kanë kopjuar Windows 10.

Është identike me sistemin operativ më të fundit të Microsoft por duke qenë se Ubuntu gjendet në zemër të tij, ka të gjitha avantazhet që sjell Ubuntu 21.04. /PCWorld Albanian