Situatë e rëndë në Sudan, protestuesit përplasen me forcat e armatosura

Vijon protesta e madhe në shtetin afrikan të Sudan. Sipas BBC, protestuesit bashkë me ushtrinë e Sudanit kanë dalë në rrugë duke kërkuar largimin e presidentit Bashir dhe rënien e qeverisë.

Kjo është protesta më e madhe e shënuar në historinë e shtetit afrikan dhe afro1 milion njerëz janë në protestë. Natën e mbrëmshme, ushtarakët e qeverisë dolën me kamionë në rrugë dhe sipas BBC qëlluan me zjarr dhe me gaz llotësjeles ndaj protestuesve.

Situata tashmë është shumë e dhunshme dhe protestuesit kanë deklaruar se nuk do tërhiqen deri sa presidenti të japë dorëheqjen.