Dështon përpjekja e radhës e Veliajt për të dalë nga qelia
Erion Veliaj do të mbetet në burg. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO në lidhje me masën e sigurisë.
Rigjykimi u bë sot në zbatim të vendimit të Kushtetueses, të majit 2026, që vlerësoi se Gjykata e Lartë nuk kishte arsyetuar se përse “arresti në burg” ishte e vetmja masë e përshtatshme dhe as proporcionalitetin e kësaj mase me funksionin e Veliajt si kryebashkiak.
Seanca në Gjykatën e Lartë nisi në orën 09:30 dhe u zhvillua në Dhomë Këshillimi, pa praninë e palëve.
Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 dhe po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë.
Përpjekjet e tij për të dalë nga qelia kanë qenë titanike, por pa asnjë rezultat. Kujtojmë se në kushte burgu është dhe baba për herë të dytë.
Së fundi, për një Tiranë pa kokë ka folur dhe Rama, një shprehje padakortësie që Veliaj të vijojë të qëndrojë pas hekurave, por vështirë të thuhet se është e sinqertë apo hipokrite.



