Skandali i pasaportave: Qeveria sivjet pritet të paguaj dënimin prej 5 milionë eurosh

Skandali i pasaportave biometrike nuk përfundoi vetëm duke i dënuar 7 persona me afro 50 vite burgim, pasi Gjykata e Arbitrazhit në Paris kishte vendosur se Kosova ka bërë shkelje ligjore, duke ia vonuar pagesat kompanisë austriake dhe e ka dënuar me 4.999 milionë euro.

Borxhi i cili parashihej ti kthehej kësaj kompanie në një afat prej 14 ditësh, tek tani me një vit vonës ka hyrë si pjesë e draft ligjit në rishikimin e buxhetit për vitin 2017, i cili nëse kalon në Kuvendin e Kosovës, 5 milion euro di ti jepen kompanisë austriake e cila u mor me prodhimin e pasaportave.

Në dokumentin që posedon Indeksonline, thuhet se duke nisur nga nevoja e rishikimit të ligjit të Buxhetit Nr.05/L125, Ministria e Financave propozon këto plotësime dhe ndryshime në ligjin e Buxhetit për vitin 2017.

Kërkesat e shënuara në këtë dokument janë identifikuar si me të nevojshme për tu plotësuar, të cilat janë gjithsej 21 prej tyre.

Një histori me një transaksion prej 1.4 milionë eurosh për pasaportat që ndër të tjera pritej ta afronin Kosovën me Bashkimin Europian, në vitin 2014, u përmbyll me dënim nga Gjykata Themelore e Prishtinës të 7 personave, me afro 50 vite burg, shkruan Indeksonline.

Grupi i Natali Velijajt akuzohej për krim të organizuar, shpëlarje parash, mashtrim, shmangie nga tatimi dhe keqpërdorim të besimit, të gjitha këto akuza të ndërlidhura me kontratën për prodhimin e pasaportave biometrike, të lidhur mes kompanisë austriake OeSD dhe MPB-së.

Ky tender me vlerë prej 14 milionë e 127 mijë e 3.24 euro u nënshkrua në datën 17 qershor 2011.

Gjyqi pos dënimit të ‘grupit të Velijajt’ urdhëroi që Natali Veliajn dhe Fisnik Blakajn që së bashku t’i kompensojnë kompanisë OeSD shumën prej 1.4 milion euro.

Krejt historia kishte nisur kur MPB’ja në shkurtin e viti 2011 hapi një tender për pasaporta biometrike në majin e atij viti atë e fitoi kompania austriake “Osterreichische Staatsdruckerei” (OeSD).