Skype kërkon të ndryshojë fatin me një tjetër ridizajnim

Sipas kompanisë performanca në desktop është përmirësuar me 30% ndërsa në Android me 2000%. Risi janë tingujt e njoftimeve dhe përditësimi i reagimeve.

Skype ka përgatitur disa ndryshime të mëdha. Kompania paraqiti atë çfarë pritet të vijë drejt fundit të vitit me në fokus shpejtësia, qëndrueshmëria dhe dizajni.

Video thirrje do të marrin një ridizajnim. Ndërfaqe dhe tema të reja po vinë. Ju do të jeni në qendër të ndërfaqes gjatë një thirrjeje megjithëse do të keni opsionin për ta fshehur pamjen tuaj.

Mënyra e sistemit të videove do të bëhet në formën e rrjetës dhe jo më përmes videove të minimizuara. Të gjithë ata që janë në thirrje do të paraqiten në ndërfaqe.

Tema shumëngjyrëshe gjithashtu po vinë me butona dhe përzierje ngjyrash. Skype do të ridizajnojë edhe Meet Now ku njerëzit mund ti bashkohen thirrjeve pa jenë të regjistruar në Skype e madje pa aplikacionin të instaluar.

Shërbimi së shpejti do të ofrohet në të gjithë shfletuesit.

Së fundi Skype do të punojë në performancë. Sipas kompanisë performanca në desktop është përmirësuar me 30% ndërsa në Android me 2000%. Risi janë tingujt e njoftimeve dhe përditësimi i reagimeve.

Një tjetër risi është mundësia për të përdrur Office Lens në Skype mobile për të ndarë dokumente apo foto të skanuara. Funksioni i ri TwinCam bën të mundur që të shtoni një video nga një pajisje dytësore në video thirrjen tuaj. /PCWorld Albanian