Snapdragon 8 Gen 3 është procesori mobil më i fuqishëm duke tejkaluar A17 Pro të iPhone 15 Pro

Ky procesor vjen me një konfigurim 1+5+2 ku njëra bërthamë operon në frekuencën 3.30Ghz ndërsa tre të tjera operojnë në 3.15Ghz. dy bërthamat e tjera operojnë në 2.96Ghz.

Xiaomi 14 do të jetë një prej smartfonëve të parë flagship që do të debutojë me çipin më të fundit dhe të fuqishëm të Qualcomm Snapdragon 8 Gen 3.

Telefoni është shfaqur në databazën e Geekbench6 me emërtimin ‘Xiaomi 23127PN0CC,’ dhe ka 16GB RAM.

Ky procesor vjen me një konfigurim 1+5+2 ku njëra bërthamë operon në frekuencën 3.30Ghz ndërsa tre të tjera operojnë në 3.15Ghz. dy bërthamat e tjera operojnë në 2.96Ghz.

Së fundi janë dy bërthama efikasiteti me frekuencë 2.27Ghz.

Në tërësi konfigurimi 1+3+2+2 i jep Xiaomi 14 një rezultat prej 7,494 pikësh dhe është rezultati më i lartë arritur nga një procesor mobil.

Kështu Snapdragon 8 Gen 3 shfaqet akoma më i shpejtë sesa çipi A17 Pro i Apple ndërtuar mbi procesin 3-nanometër dhe që fuqizon iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max me një rezultat prej 7,024 pikësh në Geekbench 6.

Megjithatë aty ku A17 Pro shkëlqen është performanca me një bërthamë e cila është 29 përqind më e lartë sesa ajo e Snapdragon 8 Gen 3. Kujtojmë se çipi i Apple ka 6 bërthama me frekuencë 3.78Ghz.

Çipi Snapdragon 8 Gen 3 i Xiaomi është ndërtuar mbi procesin 4-nanometër që në letër duhet të jetë më inferior se teknologjia 3-nanometër e A17 Pro.